Ballina > Vendi > ASD Peja dhuron aparat për matjen e tensionit të syrit në Spitalin e Përgjithshëm të Pejës

ASD Peja dhuron aparat për matjen e tensionit të syrit në Spitalin e Përgjithshëm të Pejës

23 Feb 2026 Vendi

Asociacioni i të Sëmurëve nga Diabeti në Pejë (ASD Peja) ka realizuar një donacion të rëndësishëm për shëndetin publik, duke i dhuruar një aparat për matjen e tensionit të syrit Spitali i Përgjithshëm i Pejës. Ky aparat do të shërbejë për përmirësimin e diagnostikimit dhe parandalimin e hershëm të komplikimeve okulare te personat që vuajnë nga diabeti.

Sipas njoftimit zyrtar, pajisja e re do të rrisë ndjeshëm kapacitetet e repartit përkatës, duke mundësuar kontroll më të saktë dhe më të shpeshtë të shikimit, një aspekt kyç në menaxhimin afatgjatë të diabetit dhe në parandalimin e dëmtimeve serioze të syrit.

Donacioni është realizuar me iniciativën e Asociacioni i të Sëmurëve nga Diabeti në Pejë, në bashkëpunim me Agjencioni për Financim në Kosovë. Në këtë proces, rol kyç ka pasur drejtori ekzekutiv i shoqatës, Idriz Ethemi, i cili ka lobuar dhe ka bashkëpunuar ngushtë me AFK-në për sigurimin e këtij aparati të domosdoshëm për pacientët.

Nga ASD Peja theksohet se kjo nismë është pjesë e përpjekjeve të vazhdueshme të shoqatës për të forcuar shërbimet parandaluese dhe për të mbështetur institucionet shëndetësore në përmirësimin e kujdesit ndaj pacientëve me diabet.

Përfaqësues të spitalit kanë vlerësuar donacionin si shumë të nevojshëm, duke theksuar se pajisja e re do të ndikojë drejtpërdrejt në rritjen e cilësisë së shërbimeve shëndetësore për qytetarët e Pejës dhe më gjerë.

Lini një përgjigje