Ballina > Vendi > Paralajmërohet fillimi i punës së RTK-së në Pejë

Paralajmërohet fillimi i punës së RTK-së në Pejë

23 Feb 2026 Vendi

Drejtoresha për Kulturë, Rini dhe Sport në Komunën e Pejës, Xhenet Syka Kelmendi, ka paralajmëruar fillimin e punës së studios së hapur të RTK në Pejë, duke bërë të ditur se tashmë janë realizuar koordinimet për Ditën 1 të këtij mediumi.

Sipas saj, përgatitjet janë zhvilluar në bashkëpunim me Gentiana Begolli, Valjeta Kosumi dhe Leonora Berbatovci, me qëllim që dita e parë e studios së hapur të nisë me organizim të mirëfilltë, energji pozitive dhe përkushtim maksimal.

Kelmendi ka theksuar se kjo iniciativë është një mundësi e rëndësishme për promovimin e jetës kulturore, rinore dhe sportive të qytetit të Pejës, si dhe për afrimin e qytetarëve me median publike.

Ajo ka ftuar qytetarët që të qëndrojnë të informuar dhe të ndjekin njoftimet në vijim, pasi në ditët në vazhdim pritet të bëhen publike aktivitete dhe momente të veçanta nga puna e studios së hapur të RTK-së në Pejë.

Lini një përgjigje