Ballina > Aktualitet > Aktakuza për krime lufte ndaj 6 ish-gardianëve për keqtrajtim të të burgosurve shqiptarë

Aktakuza për krime lufte ndaj 6 ish-gardianëve për keqtrajtim të të burgosurve shqiptarë

03 Jul 2026 Aktualitet

Prokuroria Speciale ka njoftuar se ka ngritur dy aktakuza në mungesë për veprën penale “Krime lufte kundër popullsisë civile”.

Në rastin e parë, Prokuroria Speciale ka ngritur aktakuzë ndaj J.J. dhe A.S..

Sipas aktakuzës, të pandehurit, ish-gardianë të Burgut të Prishtinës dhe paraleles së tij në Lipjan, gjatë viteve 1998-1999 kanë keqtrajtuar të burgosurit shqiptarë, duke i torturuar në mënyrë çnjerëzore me mjete të ndryshme, si shkopinj gome, shufra metalike, shqelma dhe grushte deri në alivanosje. Po ashtu, ata i kanë kanosur seriozisht me vrasje”, thuhet në njoftim.

Kurse në rastin e dytë është ngritur aktakuzë ndaj katër të pandehurave: L.S., D.L., S.A., B.S..

“Të pandehurat akuzohen se, në cilësinë e gardianeve të Burgut të Prishtinës – paralelja për gra në Lipjan, gjatë periudhës së luftës 1998-1999, në bashkëkryerje me tashmë të akuzuarën N.C., i kanë keqtrajtuar në mënyrë sistematike të burgosurat shqiptare, duke i torturuar në mënyrë çnjerëzore dhe duke u shkaktuar lëndime trupore e dhunë psikike”, thuhet në njoftim.

Lini një përgjigje