Ballina > Aktualitet > Arrestohet një kosovar në kufirin me Serbinë, përfundon në Prokurorinë për Krime Lufte në Beograd

Arrestohet një kosovar në kufirin me Serbinë, përfundon në Prokurorinë për Krime Lufte në Beograd

03 Jul 2026 Aktualitet

Një shtetas i Kosovës është arrestuar nga Serbia në pikën kufitare Mutivodë, gjatë kthimit nga vendlindja e tij, dhe më pas është dërguar në Prokurorinë për Krime Lufte në Beograd.

I arrestuari është Osman Selmani, i cili aktualisht po mbahet nga autoritetet serbe nën dyshimet për krime lufte.

Lajmin për arrestimin e tij e kanë bërë të ditur familjarët e tij për Klan Kosova.

Familjarët e tij i kanë hedhur poshtë akuzat, duke i cilësuar ato të pabazuara dhe të pavërteta, dhe kanë theksuar besimin në pafajësinë e tij.

“Ne besojmë në pafajësinë e tij dhe do të qëndrojmë pranë tij deri në zbardhjen e plotë të së vërtetës,” thuhet në reagimin e familjes. /Klankosova.tv

Lini një përgjigje