Ballina > Vendi > Aksion pastrimi në Parkun Kombëtar „Bjeshkët e Nemuna”: Bashkë për mbrojtjen e xhevahirit tonë natyror

Aksion pastrimi në Parkun Kombëtar „Bjeshkët e Nemuna”: Bashkë për mbrojtjen e xhevahirit tonë natyror

25 Jun 2026 Vendi

Drejtoria e Parkut Kombëtar „Bjeshkët e Nemuna” ka ndërmarrë sot një aksion të gjerë për pastrimin e mbeturinave në disa prej zonave më të frekuentuara brenda territorit të parkut. Ky aktivitet ka për qëllim parësor ruajtjen e mjedisit natyror dhe rritjen e ndërgjegjësimit qytetar për mbrojtjen e kësaj pasurie të jashtëzakonshme kombëtare.

Aksioni i sotëm është plotësisht në linjë me objektivat strategjike për menaxhimin e parkut, të cilat fokusohen në mbrojtjen afatgjatë të ekosistemit, përmirësimit të infrastrukturës së menaxhimit të mbeturinave, si dhe në promovimin e përfshirjes aktive të komunitetit dhe vizitorëve në ruajtjen e natyrës.

Drejtoria e parkut shfrytëzoi këtë rast për të përsëritur thirrjen drejtuar të gjithë qytetarëve, turistëve dhe bizneseve lokale që të tregojnë kujdes maksimal ndaj mjedisit. Mbajtja e pastër e zonave turistike dhe rekreative është jetike jo vetëm për ruajtjen e biodiversitetit, por edhe për të siguruar një përvojë sa më të mirë dhe të shëndetshme për të gjithë ata që vizitojnë parkun.

Aksione të tilla pritet të vazhdojnë edhe në të ardhmen, si pjesë e angazhimit të vazhdueshem për ta mbajtur Parkun Kombëtar „Bjeshkët e Nemuna” një model të turizmit të qëndrueshëm dhe një mjedis të pastër për brezat e ardhshëm.

Lini një përgjigje