Aktorja dhe modelja e njohur britanike, Elizabeth Hurley, festoi ditëlindjen e saj të 61-të këtë qershor, duke lënë sërish pa fjalë publikun me pamjen e saj jashtëzakonisht rinore dhe energjinë që rrezon. Ndërsa vitet kalojnë, ajo vazhdon të mbetet një nga ikonat më jetëgjata të bukurisë në botën e shoubizit.
Por, cili është sekreti pas kësaj bukurie pa moshë? Hurley ka treguar se nuk bëhet fjalë për trajtime të shtrenjta apo operacione të ndërlikuara, por për disa rregulla të thjeshta dhe strikte të jetesës që ajo i ndjek çdo ditë.
E nis ditën me dy gota ujë të ngrohtë
Sekreti i parë dhe më i rëndësishëm i rutinës së saj të mëngjesit është hidratimi. Aktorja ka zbuluar se sapo zgjohet nga krevati, pi dy gota ujë të ngrohtë. Edhe pse shija nuk është më e mira, ajo thotë se ky zakon bën mrekulli për sistemin e tretjes dhe shkëlqimin e lëkurës. Gjatë gjithë ditës, ajo mban gjithmonë një shishe ujë me vete për të qëndruar e hidratuar.
Pa ushqime të procesuara dhe darka të vona
Kur bëhet fjalë për dietën, Hurley është mjaft rigoroze. Ajo ka hequr plotësisht nga menuja ushqimet e procesuara, të skuqura dhe ato me përmbajtje të lartë sheqeri. Pothuajse çdo gjë që konsumon është e freskët dhe e gatuar në shtëpi.
Një tjetër rregull i artë që ajo ndjek është: asnjëherë darkë vonë. Aktorja preferon ta hajë vaktin e fundit herët në mbrëmje, duke i lënë kohë trupit që ta tresë ushqimin përpara se të bjerë në gjumë, gjë që ndihmon në ruajtjen e linjave të trupit dhe rritjen e cilësisë së gjumit.
Lëvizja aktive në vend të palestrave të rënda
Ndryshe nga shumë kolegë të saj në Hollivud, Elizabeth Hurley nuk është tifoze e seancave të rënda në palestër. Në vend të kësaj, ajo zgjedh atë që e quan “aktivitet fizik natyral”.
“Unë nuk bëj ushtrime të veçanta, por jam vazhdimisht në lëvizje. E kaloj kohën duke shëtitur qentë e mi, duke punuar në kopsht dhe duke bërë punë shtëpie. Çelësi është të mos qëndrosh ulur,” është shprehur ajo.
Përveç kësaj, ajo praktikon rregullisht joga dhe pilates të lehtë për të ruajtur elasticitetin e trupit dhe tonifikimin e muskujve.





