Ballina > Magazina > Lana Jahiq shpallet Miss Bosnja dhe Hercegovina, Arijana Morina zgjidhet shoqëruesja e parë

Lana Jahiq shpallet Miss Bosnja dhe Hercegovina, Arijana Morina zgjidhet shoqëruesja e parë

30 Jun 2026 Magazina

Në Sarajevë është mbajtur zgjedhja e Miss Bosnja dhe Hercegovina për Miss World, ku titullin kryesor e ka fituar Lana Jahiq.

Ajo është shpallur fituese mes 19 konkurrenteve dhe do ta përfaqësojë Bosnjën dhe Hercegovinën në konkursin ndërkombëtar Miss World, i cili do të mbahet më 5 shtator në Nha Trang të Vietnamit.

Shoqëruesja e parë e këtij edicioni është shpallur Arijana Morina, ndërsa janë ndarë edhe tituj të tjerë në kategori të ndryshme gjatë mbrëmjes së finalës.

Gjatë eventit, finalistët u prezantuan në disa dalje: në veshje elegante, kostume biznesi dhe në paraqitjen finale me simbole të Bosnjës dhe Hercegovinës.

Ky edicion u karakterizua edhe me përgatitje paraprake të konkurrenteve përmes aktiviteteve të ndryshme si punëtori mode, sfilata dhe projekte sociale, në kuadër të konceptit “Beauty with a Purpose”.

Lini një përgjigje