Aktorja e njohur Megan Fox ka tërhequr sërish vëmendjen e fansave dhe ndjekësve të saj në Instagram përmes disa fotografive të reja tejet provokuese.
Ylli 40-vjeçar ka pozuar me një veshje mjaft të guximshme, duke kombinuar një top të zi me dekolte të hapur dhe një minifund me të njëjtën ngjyrë. Në njërën prej fotove, ajo shfaqet e ulur në shkallë me këmbët e kryqëzuara duke dërguar një puthje drejt kamerës, ndërsa në një tjetër është fotografuar e shtrirë në po të njëjtat shkallë, me një shikim fiks drejt objektivit. Ajo që ra në sy dhe mori vëmendje të veçantë ishte gjithashtu një varëse mjaft e spikatur me thumba.
Krah këtyre imazheve, aktorja ka lënë edhe një mesazh të shkurtër dhe mjaft misterioz: „Gjej diçka që dëshiron dhe lere atë të të vrasë.“
Siç pritej, reagimet e ndjekësve kanë qenë të menjëhershme dhe të shumta në numër.
„Të gjithë të themi: Faleminderit, Megan Fox“, ka shkruar njëri prej tyre në seksionin e komenteve. Ndërkohë, një tjetër ka shtuar: „Do të mbetesh gjithmonë numri një“, pasuar nga komente të tjera si: „Megan nuk e ka humbur kurrë shkëlqimin e saj.“






