Ballina > Sport > Zëra nga Spanja, trajneri Diego Simeone ka një akord paraprak me Interin

Zëra nga Spanja, trajneri Diego Simeone ka një akord paraprak me Interin

23 Feb 2026 Sport

Interi po ecën i sigurt drejt titullit kampion në Serie A, ndërkohë nga Spanja vjen një lajm i befasishëm në lidhje me trajnerin e ardhshëm të ekipit zikaltër.

“El Chiringuito de Jugones” pretendon se ka zbuluar një prapaskenë, sipas së cilës Diego Simeone do të largohet nga stoli i Atletico Madrid në fund të sezonit dhe ka arritur një akord paraprak me Interin për sezonin 2026/27.

Një lajm ky, që nuk gjen konfirmim në Itali. Përtej zërave të merkatos, kjo lëvizje shihet si e pamundur në Itali për dy arsye. E para ka të bëjë me pagën e lartë të trajnerit argjentinas, i cili ka luajtur në periudhën 1997-1999 me fanellën e Interit. Ai përfiton 34 milionë euro në vit, një shifër shumë e lartë për klubin ziklatër.

Arsyeja e dytë lidhet me punën mjaft të mirë të trajnerit aktual, Cristian Chivu: i pari në kampionat, në gjysmëfinale të Kupës së Italisë dhe me shpresa për të përmbysur humbjen e ndeshjes së parë të Play-off-it në Champions League.

Lini një përgjigje