Europol, në bashkëpunim me policinë e Malit të Zi dhe Gjermanisë, ka prangosur dje në Podgoricë Svetislav Filipoviqin,, i cili njihet si udhëheqësi i “Kartelit të Ballkanit”, ai është arrestuar gjatë aksionit të koduar “Spectacular”.
Filipoviq përdorte kompaninë e tij të regjistruar për importin e bananeve si paravan për të mbuluar trafikun e drogës dhe armëve. Hetimet kanë zbuluar se llogaritë e kompanisë së tij, që arrinin shifra miliona eurosh, ishin të lidhura me dërgesa të shumta nga Amerika Latine.
Ky operacion ndërkombëtar, i shtrirë deri në Gjermani, shënon një goditje të fortë për infrastrukturën tregtare që përdorej për kalimin e lëndëve narkotike drejt tregut evropian.
Drejtori i Policisë së Malit të Zi, Lazar Shqepanoviq, konfirmoi se hetimi ishte i shtrirë në disa kontinente dhe kishte si synim goditjen e trafikimit të kokainës, kanabisit, hashashit dhe armëve.




