Përforcimi i ri i KB Peja, basketbollisti amerikan Trevor Moore, ka nisur përgatitjet për sezonin e ri, ndërsa së fundmi është parë në një seancë terapie tek fizioterapeuti i njohur Dr. Festim Mema.
Festim Mema Clinic ka publikuar fotografi nga seanca me Moore, duke bërë të ditur se fokusi i punës ishte te rikuperimi, mobiliteti dhe përgatitja fizike për performancë në nivel të lartë.
Moore është një prej përforcimeve të reja të KB Peja për edicionin 2026/27. Klubi pejan e zyrtarizoi transferimin e tij në qershor, pas një sezoni të mirë me skuadrën serbe Zlatibor.
Në edicionin e kaluar, Moore regjistroi mesatarisht 16.7 pikë, 3.4 kërcime dhe 3.1 asistime për ndeshje, duke qenë një prej lojtarëve të rëndësishëm të Zlatiborit.
Basketbollisti amerikan luan në pozitën e fundorit dhe njihet për kontributin e tij në fazën sulmuese, ndërsa te Peja pritet të jetë një prej lojtarëve të rëndësishëm në formacionin e sezonit të ri.
Me përgatitjet që tashmë kanë nisur, Moore duket se po punon për të qenë në formën optimale para sfidave që e presin me fanellën e verdhë e të zezë.
KB Peja synon një sezon sa më konkurrues, ndërsa tifozët pejanë presin të shohin në parket përforcimin e ri amerikan





