Drejtoresha për Kulturë, Rini dhe Sport në Pejë, Xhenet Syka, ka marrë pjesë sot si paneliste në një diskutim të organizuar me fokus fuqizimin e grave në vendimmarrje.
Në këtë panel, ku të pranishme ishin edhe ambasadoret Nancy Soderberg nga National Democratic Institute dhe Danijela Barišić, ambasadore e Kroacia në Kosova, Syka theksoi rëndësinë e ngritjes së zërit për të gjitha gratë dhe vajzat që përballen me sfida në shoqëri.
Gjatë fjalës së saj, ajo kujtoi me respekt gratë që kanë qenë viktima të dhunës, ato që mbijetuan por mbajnë ende plagët e saj, si dhe vajzat që nuk patën mundësi të arsimohen apo që u përballën me padrejtësi dhe shfrytëzim.

Syka vlerësoi edhe gratë që rrisin të vetme fëmijët e tyre dhe ato që, sipas saj, përballen me kundërshtime vetëm pse guxojnë të kërkojnë barazi dhe drejtësi.
“Dua të nderoj të gjitha gratë dhe vajzat që çdo ditë sfidojnë pengesat, hapin rrugë dhe dëshmojnë forcën dhe mençurinë e tyre,” u shpreh ajo.
Në fund, ajo theksoi se te vajzat dhe gratë kudo që janë – në punë, në shkollë apo në përballje me sfida – fshihet një potencial i madh njerëzor për të ndërtuar një shoqëri më të drejtë.
Syka përmbylli mesazhin e saj duke cituar një varg nga shkrimet e shenjta: “Drita ndrin në errësirë dhe errësira nuk e tejkalon dot dritën.”





