Ballina > Vendi > Turbullira në burimin e Drinit të Bardhë, qytetarëve u rekomandohet të vlojnë ujin për pije

Turbullira në burimin e Drinit të Bardhë, qytetarëve u rekomandohet të vlojnë ujin për pije

11 Apr 2026 Vendi

KRU “Hidrodrini” Sh.A., Qendra në Pejë, ka njoftuar për paraqitjen e turbullirave në burimin e Drinit të Bardhë në Radavc, si pasojë e reshjeve të fundit dhe ngritjes së nivelit të ujit.

Sipas njoftimit zyrtar, kjo situatë ka ndikuar në cilësinë e ujit në këtë burim, nga i cili furnizohet një pjesë e konsumatorëve në rajonin e Pejës.

Autoritetet apelojnë që të gjithë qytetarët që furnizohen nga ky burim, ujin për pije ta përdorin vetëm pasi të jetë vluar, deri në një njoftim të radhës.

Nga KRU “Hidrodrini” bëhet e ditur se ekipet përkatëse janë në monitorim të vazhdueshëm të situatës dhe do të informojnë publikun për çdo ndryshim të mëtejshëm.

Lini një përgjigje