Ballina > Vendi > Është mbajtur mbrëmë koncerti i ansamblit frymor “Fryma Artistike” në Pejë

Është mbajtur mbrëmë koncerti i ansamblit frymor “Fryma Artistike” në Pejë

11 Apr 2026 Vendi

Mbrëmjen e së premtës, në ambientet e Galerisë së Arteve në Pejë, u mbajt koncerti i ansamblit frymor “Fryma Artistike”, duke mbledhur një numër të konsiderueshëm dashamirësh të muzikës artistike.

Të pranishmit patën rastin të shijojnë një program të pasur muzikor, të interpretuar nga instrumentistë të rinj dhe profesionistë, ndërsa mysafir special i mbrëmjes ishte Sokol Saraçi. Koncerti u realizua me përkrahjen artistike të korepetitorit Gent Kumnova.

Në këtë ngjarje kulturore mori pjesë edhe drejtoresha e Kulturës, Rinisë dhe Sportit në Pejë, Xhenet Syka, duke dëshmuar mbështetjen institucionale për zhvillimin e aktiviteteve artistike dhe kulturore në komunë.

Po ashtu, në koncert ishin të pranishëm edhe përfaqësues nga Universiteti i Pejës “Haxhi Zeka”, përfshirë rektorin Armand Krasniqi, çka tregon interesimin dhe përkrahjen e institucioneve akademike për ngjarjet kulturore në qytet.

Koncerti u vlerësua lart nga publiku, duke dëshmuar interesimin në rritje për muzikën artistike dhe rëndësinë e organizimeve të tilla për pasurimin e jetës kulturore në qytet.

Lini një përgjigje