Trump ka thënë se SHBA-të do të “largohen pavarësisht nëse kemi një marrëveshje apo jo” pasi të jetë i sigurt se regjimi nuk mund të ndërtojë një armë bërthamore “për vite me radhë”.
Presidenti iranian Masoud Pezeshkian ne anën tjetër ka thënë se Teherani ka “vullnetin e nevojshëm” për t’i dhënë fund luftës me kusht që armiqtë e tij të garantojnë se nuk do të shpërthejë përsëri.
Çmimet e naftës ranë përsëri nën 100 dollarë për fuçi pas komenteve nga presidentët e SHBA-së dhe Iranit, derisa sulmet midis Izraelit dhe Iranit kanë vazhduar të shkëmbejnë sulme gjatë natës, me raportime për lëndime pas një sulmi jashtë Tel Avivit, dhe një tanker u godit nga dy predha në brigjet e Katarit, dhe një burrë është vrarë në Emiratet e Bashkuara Arabe, ndërsa shtetet e Gjirit vazhdojnë të përballen me sulme.
Ne zhvillime tjera, rebelët Huthi të Jemenit, të mbështetur nga Irani, thane se nisën “një breshëri raketash balistike” në Izraelin jugor, në atë që ata e quajtën një operacion të kryer së bashku me Iranin dhe Hezbollahun në Liban. Jemeni do të vazhdojë sulmet e tij ndaj Izraelit për shkak të “përshkallëzimit” të luftës nga SHBA-të dhe Izraeli, tha të mërkurën në një fjalim televiziv Yahya Saree, zëdhënës i forcave Huthi.
Ndërkohë, Kina dhe Pakistani po hartojnë një plan me pesë pika për t’i dhënë fund luftës, i cili përfshin një armëpushim të menjëhershëm dhe rihapjen e Ngushticës së Hormuzit dhe derisa lufta në Gjirin Persik hyn në muajin e dytë, duke e zvarritur ekonominë globale pa asnjë mundësi për t’u ndalur, po thellohen pyetjet rreth rolit që Kina – një partnere diplomatike dhe me peshë globale për Iranin – është e gatshme të luajë.
Roli i mundshëm i Kinës ishte në qendër të vëmendjes këtë javë pasi Ministri i Jashtëm Pakistanez Ishaq Dar vizitoi Pekinin të martën për bisedime me diplomatin e saj të lartë Wang Yi – një takim që vjen ndërsa Islamabadi është pozicionuar si ndërmjetës paqeje në konflikt.



