Udhëheqësi suprem i Iranit, Mojtaba Khamenei, ndodhet në Iran, por po i shmanget paraqitjeve publike “për arsye të kuptueshme”, citoi të martën media RTVI ambasadorin rus në Iran, raporton Reuters. Mojtaba ka zëvendësuar babain e tij, Ajatollahun Ali Khamenei, i cili u vra kur Izraeli dhe Shtetet e Bashkuara nisën luftën kundër Iranit më shumë se një muaj më parë.
SHBA: Mojtaba është plagosur dhe gjymtuar
Shtetet e Bashkuara kanë deklaruar se besojnë se Mojtaba është plagosur dhe ndoshta është gjymtuar. Sipas raporteve mediatike, të cilat nuk janë konfirmuar nga burime zyrtare, Mojtaba ka qenë për trajtim mjekësor në Rusi. Rusia ka lidhje të ngushta me Iranin, me të cilin nënshkroi një marrëveshje partneriteti strategjik vitin e kaluar.




