Ballina > Bota > Trump kërcënon Kanadanë me tarifa 100% për shkak të marrëveshjes tregtare me Kinën

Trump kërcënon Kanadanë me tarifa 100% për shkak të marrëveshjes tregtare me Kinën

25 Jan 2026 Bota

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, kërcënoi të vendosë një tarifë 100% për të gjitha mallrat kanadeze nëse kryeministri i vendit arrin një marrëveshje tregtare me Kinën.

“Nëse Kanadaja bën një marrëveshje me Kinën, ajo do të përballet menjëherë me një tarifë 100% për të gjitha mallrat dhe produktet kanadeze që hyjnë në SHBA”, shkroi Trump në platformën e tij të mediave sociale, Truth Social, të shtunën.Tensionet midis Trump dhe kryeministrit kanadez Mark Carney janë përshkallëzuar ditët e fundit, pasi Carney mbajti një fjalim në Davos të Zvicrës, duke ushtruar presion kundër fuqive të mëdha të botës, shkruan BBC, transmeton KosovaPress.

Ai u takua së fundmi me Presidentin kinez Xi Jinping dhe njoftoi se vendet e tyre kishin arritur një marrëveshje tregtare që përfshinte automjetet elektrike.

Lini një përgjigje