Ballina > Magazina > Teyana Taylor shkëlqen në festival me një outfit avangardë: fustan rrjetë dhe syze me vetulla të kromuara

Teyana Taylor shkëlqen në festival me një outfit avangardë: fustan rrjetë dhe syze me vetulla të kromuara

13 Apr 2026 Magazina

Teyana Taylor u shfaq me një kombinim të guximshëm dhe avangardë që tërhoqi vëmendjen në festival.

Këngëtarja dhe aktorja kishte zgjedhur syze dielli me detaje kromi në pjesën e vetullave, të shoqëruara me aksesorë të veçantë në mjekër dhe buzë, duke krijuar një pamje unike dhe futuriste. Ajo kishte veshur një fustan transparent gri me rruaza, i cili ishte i lehtë dhe valëzues, ndërsa poshtë tij mbante një bodi.

Look-un e kompletoi me bizhuteri argjendi, përfshirë vathë të mëdhenj, disa byzylykë dhe unaza të shumta. Në këmbë mbante sandale gri, të cilat i kishte përshtatur në mënyrë perfekte me pjesën tjetër të outfit-it. Po ashtu, ajo solli një stil të freskët me flokë të shkurtër në nuanca të kuqërremta.

Revolve Festival është një ngjarje private që ndërthur modën dhe muzikën, e cila organizohet çdo vit në të njëjtën periudhë me Coachella në Kaliforni.

Lini një përgjigje