Ballina > Magazina > Interneti “çmendet” pas fustanit prej kartoni të Balenciaga, por ka një prapaskenë interesante

Interneti “çmendet” pas fustanit prej kartoni të Balenciaga, por ka një prapaskenë interesante

10 Apr 2026 Magazina

Interneti u “çmend” pas një fustani prej kartoni të Balenciaga, por e vërteta është ndryshe nga sa u besua fillimisht.

Së fundmi, në rrjete sociale qarkulluan imazhe të fustaneve të krijuara nga kutitë kartonike të dërgesave të këtij brendi luksoz, duke bërë që shumë njerëz të mendojnë se bëhet fjalë për një produkt real. Megjithatë, sipas raportimeve, këto ishin vizuale hiper-realiste të krijuara nga inteligjenca artificiale, të cilat mashtruan publikun pasi përputheshin me stilin e njohur provokues të markës.

Fotografitë virale dolën nga një profil në Instagram që publikon krijime mode të gjeneruara me AI, shpesh të çuditshme, por shumë bindëse. Në njërin prej postimeve thuhej se një “fustan” i tillë mund të kushtonte deri në 8900 dollarë – një detaj që, duke njohur reputacionin e Balenciaga, nuk ngjalli shumë dyshime tek publiku.

Gjithçka u bë edhe më bindëse kur u shfaqën imazhe ku figura të njohura si Megan Fox dhe Robert Pattinson “veshnin” këto krijime. Për një moment, shumëkush besoi se bëhej fjalë për produkte reale.

Megjithatë, më vonë u zbulua se asgjë nga këto nuk ishte e vërtetë. Profili që qëndron pas këtyre publikimeve madje shpjegoi se si përmbajtje të tilla bëhen virale, duke ndarë një lloj “recete për viralitet” dhe duke promovuar një kurs për krijimin e vizualeve që tërheqin vëmendjen gjatë scroll-it. Me fjalë të tjera, e gjithë kjo iluzion ishte pjesë e një strategjie më të gjerë.

Lini një përgjigje