Ballina > Bota > Tajani anulon vizitën në SHBA pas deklaratës së Trump: “Ofendoi mbarë Italinë”

Tajani anulon vizitën në SHBA pas deklaratës së Trump: “Ofendoi mbarë Italinë”

19 Jun 2026 Bota

Një deklaratë kontroverse e Presidentit të Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ndaj kryeministres italiane Giorgia Meloni, ka ndezur një krizë të fortë diplomatike mes Uashingtonit dhe Romës, duke çuar në anulimin e vizitave zyrtare.

Trump pretendoi publikisht se kryeministria italiane Meloni i kishte “lutesha për një foto”, një deklaratë kjo që ka nxitur reagime të ashpra në skenën politike italiane.

I menjëhershëm ka qenë reagimi i ministrit të Jashtëm të Italisë, Antonio Tajani, i cili përmes një mesazhi të prerë në rrjetin social X, njoftoi anulimin e udhëtimit të tij të planifikuar në SHBA.

“Fjalët serioze dhe fyese të Presidentit Trump ndaj kryeministres Meloni kanë ofenduar mbarë Italinë. Për këtë arsye, kam vendosur të anuloj vizitën time në SHBA, të planifikuar për datat 21 dhe 22 qershor”, deklaroi shefi i diplomacisë italiane.

Nga ana tjetër, vetë Giorgia Meloni i ka cilësuar pretendimet e Trump si një “sajim të pastër”, duke shprehur keqardhje për qasjen e presidentit amerikan ndaj aleatëve strategjikë.

“Nuk është hera e parë. Mund të them vetëm se më vjen keq që ai nuk tregon të njëjtën vendosmëri ndaj armiqve të Perëndimit, liderëve me të cilët, nga ana tjetër, shfaqet shumë më tolerant. Një gjë duhet mbajtur mend: Italia dhe unë nuk lutemi kurrë,” u shpreh prerazi Meloni.

Lini një përgjigje