Një investim që po tërheq vëmendjen e qytetarëve është inauguruar në Pejë, ku “Esthetic Dental Studio” ka hapur zyrtarisht dyert, duke premtuar një standard krejtësisht të ri në shërbimet dentare dhe estetike.
Qendra e re, e ndërtuar mbi një koncept modern, kombinon teknologjinë e avancuar me përvojën profesionale të stafit, duke synuar të ofrojë shërbime që deri më tani qytetarët shpesh i kanë kërkuar jashtë vendit.
Pas këtij projekti qëndrojnë dy stomatologë të rinj, të cilët prej vitesh kanë ushtruar profesionin e tyre në Prishtinë. Pavarësisht angazhimit të tyre në kryeqytet, ata kanë vendosur që këtë investim ta sjellin pikërisht në vendlindje, duke synuar të krijojnë një qendër që jo vetëm trajton pacientë, por edhe vendos standarde të reja në treg.
Ajo që e bën këtë hapësirë të veçantë nuk lidhet vetëm me aparaturat moderne, por edhe me konceptin që qëndron pas saj. “Esthetic Dental Studio” është ndërtuar si një qendër multifunksionale, ku përveç trajtimeve dentare, një rol të rëndësishëm zë edhe edukimi profesional.
Brenda objektit është krijuar një ambient i posaçëm për trajnime dhe ligjërata, i lidhur drejtpërdrejt me sallën e ndërhyrjeve kirurgjike. Përmes teknologjisë vizuale, studentët dhe profesionistët e rinj do të kenë mundësi të ndjekin procedurat në kohë reale – një praktikë që rrallë ofrohet në vend.
Interesimi për këtë hapje ka qenë i madh, me pjesëmarrje të qytetarëve nga Peja dhe më gjerë, çka tregon pritjet e larta për këtë investim.
Me hyrjen në treg të “Esthetic Dental Studio”, Peja po fiton një qendër që synon të kthehet në adresë kryesore për kujdesin dentar dhe estetik, duke reduktuar nevojën që pacientët të kërkojnë trajtime jashtë Kosovës.
Ky projekt pritet të ndikojë ndjeshëm në rritjen e konkurrencës dhe në ngritjen e standardeve në sektorin e stomatologjisë, duke e pozicionuar qytetin si një pikë të rëndësishme për shërbime moderne në këtë fushë.





