Ballina > Rajoni > Studentët shqiptarë në Maqedoninë e Veriut protestojnë për të drejtën e përdorimit të gjuhës shqipe

Studentët shqiptarë në Maqedoninë e Veriut protestojnë për të drejtën e përdorimit të gjuhës shqipe

06 Apr 2026 Rajoni

Studentët e Universitetit të Tetovës, Universiteti “Nënë Tereza” dhe Universiteti i Evropës Juglindore, do të protestojnë të hënën në Shkup.

Studentët janë ankuar se po përballen me padrejtësi të vazhdueshme, pasi nuk u mundësohet dhënia e provimit të jurisprudencës në gjuhën shqipe, edhe pse kjo e drejtë është e garantuar me Kushtetutë dhe ligj. 

Ata u kanë bërë thirrje të gjithë qytetarëve, institucioneve dhe akterëve shoqërorë që të mbështesin protestën paqësore të tyre. 

Kjo çështje ka tërhequr vëmendje të shtuar së fundmi, pasi 385 studentë shqiptarë nga tre universitetet përkatëse kanë firmosur një peticion, duke kërkuar që provimi i jurisprudencës të mbahet edhe në gjuhën shqipe, në përputhje me të drejtat e tyre ligjore. /Alsat

Lini një përgjigje