Në ambientet e Fakultetit Juridik të Universiteti Haxhi Zeka, është mbajt programi inspirues “Nga Ide në Sukses”, një ngjarje që dëshmoi se auditorët universitarë mund të jenë pikënisje reale për inovacion dhe ndërmarrësi.
Studentët e Fakultetit të Biznesit prezantuan storje konkrete suksesi, duke shpalosur projekte të ndërtuara mbi vizion të qartë, strukturë profesionale dhe përshtatje me realitetin e ri të tregut – një realitet ku Inteligjenca Artificiale (AI) po ndryshon rrënjësisht rregullat e lojës.
Ngjarja nuk ishte thjesht një prezantim akademik. Ajo u shndërrua në një platformë frymëzuese ku u pa qartë kalimi nga teoria në veprim, nga ideja në projekt funksional. Në takim morën pjesë Dekani i Fakultetit si dhe dy profesorë, të cilët vlerësuan seriozitetin, kreativitetin dhe guximin e studentëve për të ndërmarrë hapa konkretë drejt tregut real.
Mesazhi i programit ishte i qartë:
Universiteti është vendi ku lind ideja, ndërsa suksesi fillon kur ajo ide merr drejtim dhe guxim për t’u realizuar.
Në këtë frymë, u theksua edhe roli i IAP-M, i cili mbetet i përkushtuar në mbështetjen e studentëve në çdo fazë të këtij rrugëtimi – nga mësimi teorik, në veprim praktik, deri te rezultati konkret.
Programi “Nga Ide në Sukses” dëshmoi se të rinjtë kosovarë kanë potencial, vizion dhe aftësi për të ndërtuar të ardhmen, edhe në një epokë sfiduese, por plot mundësi, siç është ajo e AI-së.





