Nën patronatin e Komunës së Pejës, në Galerinë e Arteve në Pejë do të hapet ekspozita personale e artistit Sadik Kasa me titull “Stinët Shqiptare”.
Kjo ngjarje kulturore do të mbahet të premten, më 22 maj, duke filluar nga ora 19:00, ku artdashësit do të kenë mundësinë të shijojnë nga afër një koleksion veprash që pasqyrojnë bukuritë e trojeve shqiptare nëpër stinë të ndryshme të vitit.
Përmes peizazheve urbane dhe natyrore, të realizuara me ngjyra të gjalla dhe stil karakteristik artistik, Sadik Kasa sjell emocione, kujtime dhe identitet kulturor në telajo, duke reflektuar shpirtin dhe traditën shqiptare.
Ekspozita organizohet në ambientet e Galerisë së Arteve në Pejë me mbështetjen e Komunës së Pejës, në vazhdën e aktiviteteve që synojnë promovimin e artit dhe kulturës në qytet.
Organizatorët ftojnë qytetarët dhe dashamirët e artit pamor që të marrin pjesë në këtë mbrëmje kulturore dhe të njihen më nga afër me krijimtarinë artistike të Sadik Kasës




