Sonte, Çarshi Xhamia në Pejë do të jetë nikoqire e manifestimit tradicional të Mevludit, organizuar nga Këshilli i Bashkësisë Islame në Pejë, në kuadër të muajit të Mevludit.
Manifestimi mbahet sot, të martën, më 25 gusht 2026, duke filluar nga ora 20:00, pas namazit të akshamit.
Për besimtarët është përgatitur një program i veçantë fetar, i cili përfshin lexim nga Kur’ani i Madhërishëm, ligjëratë fetare, lexim nga Mevludi Sherif, ilahi nga efendilerët, si dhe në përmbyllje dua – lutje.
Organizatorët kanë ftuar besimtarët e Pejës dhe të gjithë të interesuarit që t’i bashkohen këtij manifestimi tradicional, i cili i kushtohet jetës, mësimeve dhe shembullit të të Dërguarit të Allahut, Muhammedit a.s.
Të gjithë besimtarët janë të mirëpritur.




