Aktorja e njohur Sofía Vergara u shfaq të në një nga paraqitjet e saj të rralla publike, duke tërhequr vëmendjen me stilin e saj të veçantë në tapetin e kuq.
E njohur për dashurinë ndaj motiveve me print kafshësh, Vergara për paraqitjen në eventin humanitar “An Unforgettable Evening” zgjodhi një veshje të guximshme dhe elegante.
Ngjarja u mbajt në hotelin The Beverly Hilton në Beverly Hills dhe kishte karakter humanitar, me qëllim mbështetjen e Fondit për Kërkimin e Kancerit te Gratë.
Në këtë event morën pjesë edhe shumë figura të njohura të showbiz-it, përfshirë Jennifer Lopez, Amber Valletta, Treasure Ifeachor dhe Rhea Seehorn, ndërsa një performancë të veçantë muzikore dhuroi Demi Lovato.
Për këtë rast, Vergara zgjodhi një fustan koktej të përshtatur pas trupit nga koleksioni i vjeshtës 2024 i Oscar de la Renta. Fustani kishte pjesën e sipërme në stil korseti me detaje në pjesën e belit, ndërsa fundi hapej lehtë me pala diskrete, duke krijuar një pamje elegante dhe shumë të sofistikuar.





