Ish-konkurrentja e edicionit të katërt të Big Brother VIP Kosova, Benita Zena, vazhdon të jetë mjaft aktive në rrjetet sociale edhe pas përfundimit të rrugëtimit të saj në shtëpinë më të famshme në vend.
Së fundi, ajo ka publikuar disa fotografi të reja që kanë tërhequr menjëherë vëmendjen e ndjekësve. Në njërën prej tyre, Benita shfaqet duke pozuar mes dy veturave luksoze të markës Mercedes‑Benz, ndërsa në një tjetër duket sikur është rrëzuar nga makina.
Fotot kanë nxitur reagime dhe komente të shumta nga ndjekësit, të cilët kanë interpretuar në mënyra të ndryshme skenat e publikuara nga ish-banorja e reality show-t. Disa i kanë parë si poza artistike, ndërsa të tjerë kanë bërë shaka me situatën e paraqitur në fotografi.




