Ballina > Aktualitet > Shtrenjtohet buka në Kosovë: Buka e bardhë bëhet 70 cent, integralia arrin në 1 euro

Shtrenjtohet buka në Kosovë: Buka e bardhë bëhet 70 cent, integralia arrin në 1 euro

03 Jul 2026 Aktualitet

Nga dita e sotme, në shumicën e furrave në Kosovë ka hyrë në fuqi një rritje e çmimit të bukës.

Sipas raportimeve të qytetarëve, buka e bardhë e zakonshme, e cila deri më tani shitej për 60 cent, tashmë po tregtohet me çmim prej 70 centësh. Ndërkohë, edhe buka integrale është shtrenjtuar, duke kaluar nga 90 cent në 1 euro.

Shumë konsumatorë kanë konfirmuar se rritja e çmimeve është aplikuar në një numër të madh furrash në vend.

Deri në këto momente nuk ka pasur ndonjë reagim apo njoftim zyrtar nga institucionet përgjegjëse ose nga përfaqësuesit e furrave lidhur me arsyet e këtij shtrenjtimi.

Rritja e çmimit të bukës, si një prej produkteve bazë të konsumit, pritet të ndikojë drejtpërdrejt në shpenzimet e përditshme të qytetarëve.

Lini një përgjigje