Ballina > Aktualitet > Anëtarësimi në NATO mbetet objektiv strategjik i Kosovës

Anëtarësimi në NATO mbetet objektiv strategjik i Kosovës

03 Jul 2026 Aktualitet

Anëtarësimi i Kosovës në NATO mbetet objektiv strategjik i vendit, ndërsa Forca e Sigurisë së Kosovës po ndërton kapacitete profesionale në përputhje me standardet më të larta euroatlantike.

Kështu deklaroi ushtruesja e detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu, në ceremoninë e diplomimit të kadetëve të Forcës së Sigurisë së Kosovës, gjenerata 2026.

Haxhiu tha se sakrifica e familjes së komandantit legjendar Adem Jashari dhe lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës mbeten themelet e lirisë së Kosovës, ndërsa u bëri thirrje oficerëve të rinj që ta ushtrojnë detyrën me ndershmëri, integritet dhe përgjegjësi.

Lini një përgjigje