Një zjarr i madh që shpërtheu mbrëmë në Lokva Rogoznicë është përhapur gjatë natës në drejtim të Omišit, duke përfshirë zonat mbi qytet dhe duke iu afruar qendrës së tij.
Zjarri ka rrezikuar shumë shtëpi dhe objekte, ndërsa një pjesë e banorëve dhe turistëve janë evakuuar. Nga terreni janë publikuar pamje të dëmeve të mëdha materiale, automjeteve dhe objekteve të djegura.

Gjatë natës, 36 persona kanë kërkuar ndihmë mjekësore, 14 prej tyre janë mbajtur në spital, ndërsa shtatë janë në gjendje të rëndë.




