Ballina > Bota > Shoferja përplaset me murin në Meksikë, ngatërroi pikturën 3D me një tunel të vërtet

Shoferja përplaset me murin në Meksikë, ngatërroi pikturën 3D me një tunel të vërtet

22 Jul 2026 Bota

Një ngjarje e pazakontë në Monterrey të Meksikës ka bërë xhiron e rrjeteve sociale, pasi një shofer u përplas me një mur pasi e ngatërroi një pikturë murale me një hyrje të vërtetë tuneli.

Në mur ishte realizuar një pikturë shumë realiste ku paraqitej personazhi i njohur i filmave vizatimorë Wile E. Coyote, duke krijuar një iluzion optik sikur aty ndodhej një tunel i hapur.

Sipas raportimeve, shoferja besoi se rruga vazhdonte përmes “tunelit” të pikturuar dhe vazhdoi drejt, por automjeti u përplas direkt me murin.

Fotot e makinës së dëmtuar pranë muralit u shpërndanë me shpejtësi në internet, ndërsa shumë përdorues e cilësuan rastin si një ironi të rrallë, pasi një skenë tipike nga filmat vizatimorë u kthye në një aksident real.

Muralja kishte rikrijuar pikërisht një nga truket klasike të Wile E. Coyote, i cili në filmat vizatimorë shpesh përpiqej të kapte Road Runner-in duke përdorur iluzione të ngjashme.

Lini një përgjigje