Një jelek shpëtimi i mbajtur nga një e mbijetuar e tragjedisë së Titanikut është shitur për 670,000 funte (rreth 770,000 euro) në shtëpinë e ankandeve “Henry Aldridge and Son” në Wiltshire, Angli.
Jeleku i përkiste Laura Mabel Francatelli, një pasagjere e klasit të parë, e cila shpëtoi përmes varkës numër një. Ajo punonte si sekretare e dizajneres së njohur të modës, Lady Lucy Duff Gordon.
Blerësi i këtij jeleku (dhe i disa objekteve të tjera) është Muzeu i Titanikut (Titanic Museum), i cili ka lokacione në Pigeon Forge, Tennessee dhe Branson, Missouri, në SHBA. Menaxhmenti i muzeut ka konfirmuar se këto objekte do të ekspozohen së shpejti për publikun.




