Ballina > Bota > Izraeli kërkon falje publike: “Veprimi i ushtarit tonë është i turpshëm dhe i papranueshëm”

Izraeli kërkon falje publike: “Veprimi i ushtarit tonë është i turpshëm dhe i papranueshëm”

20 Apr 2026 Bota

Autoritetet izraelite kanë lëshuar një deklaratë zyrtare ku kërkojnë ndjesë ndaj komunitetit të krishterë pas një incidenti të përfshirë nga një ushtar i tyre.

Ushtria dhe zyrtarët e lartë e kanë cilësuar sjelljen e tij si “të turpshme”, duke theksuar se veprime të tilla nuk përfaqësojnë vlerat e forcave të mbrojtjes.

Ky reagim vjen në një përpjekje për të qetësuar tensionet dhe për të treguar respekt ndaj diversitetit fetar në rajon

Pas publikimit të pamjeve të një incidenti ku u prekën ndjenjat fetare të krishterëve, shteti i Izraelit ka reaguar ashpër ndaj pjesëtarit të forcave të veta. Në një njoftim për mediat, akti u dënua si një “shkelje etike dhe morale”.

Zyrtarët premtuan se do të merren masa disiplinore, ndërsa u dërguan një mesazh solidariteti të gjithë krishterëve, duke kërkuar ndjesë për fyerjen e shkaktuar.

Lini një përgjigje