Ballina > Bota > “Shahed-i” amerikan shfaqet për herë të parë në fushëbetejë: SHBA prezanton versionin e saj të dronëve kamikazë

“Shahed-i” amerikan shfaqet për herë të parë në fushëbetejë: SHBA prezanton versionin e saj të dronëve kamikazë

21 Apr 2026 Bota

Për herë të parë, në zonat e konfliktit është vërejtur versioni amerikan i dronëve vetëvrasës, i cili është cilësuar si “përgjigjja e Uashingtonit” ndaj dronëve iranianë të tipit Shahed, që kanë shkaktuar dëme të mëdha në luftërat e fundit.

Edhe pse në pamje të parë ngjajnë me dizajnin iranian, ekspertët ushtarakë thonë se versioni amerikan (i njohur si pjesë e projektit Replicator) është shumë më i avancuar.

Shfaqja e këtyre dronëve tregon një ndryshim rrënjësor në strategjinë e Pentagonit. Pas suksesit që dronët iranianë patën në Ukrainë dhe Lindjen e Mesme, SHBA ka vendosur të investojë masivisht në dronët “low-cost” (me kosto të ulët), duke lënë mënjanë për një moment raketat miliona dollarëshe.

Ky mjet i ri, i cili është vërejtur tashmë në duart e njësive të specializuara, konfirmon se epoka e “luftës së dronëve” ka hyrë në një fazë të re. Uashingtoni po dëshmon se mund të adoptojë taktikat e armiqve të tij, duke i përmirësuar ato me teknologjinë më të lartë perëndimore.

Lini një përgjigje