Ballina > Vendi > Rreth 1 milion euro mallra të falsifikuara zbulohen në Hajvali

Rreth 1 milion euro mallra të falsifikuara zbulohen në Hajvali

27 Feb 2026 Vendi

Rreth 1 milion euro mallra të falsifikuara janë zbuluar dhe sekuestruar nga Dogana e Kosovës, pas një hetimi disa javor ndaj një kompanie fiktive me emrin “Mallra nga Zvicrra”.

Sipas autoriteteve, kompania operonte ilegalisht përmes rrjeteve sociale, duke shitur atlete të falsifikuara të brendeve të njohura botërore si Adidas, Nike dhe New Balance.

Gjatë kontrollit në depon e saj në lagjen Hajvali, zyrtarët doganorë kanë hasur në një sasi të madhe mallrash të dyshuara si të falsifikuara, me vlerë që, sipas vlerësimeve fillestare, arrin afër 1 milion euro.

Nuk ka asnjë përshkrim të disponueshëm
Nuk ka asnjë përshkrim të disponueshëm

Përfaqësuesi i subjektit ka pranuar para zyrtarëve se nuk posedon kompani të regjistruar dhe se produktet janë të falsifikuara.

Mallrat janë sekuestruar dhe transportuar nën masa sigurie në objektet doganore për ruajtje zyrtare, ndërsa rasti është proceduar për trajtim të mëtejmë ligjor./rtklive/

Lini një përgjigje