Presidenti i Libanit, Joseph Aoun, ka refuzuar mundësinë e bisedimeve me kryeministrin izraelit, Benjamin Netanyahu, pavarësisht njoftimeve paraprake nga Uashingtoni për një takim të mundshëm mes dy liderëve.
Një zyrtar libanez i paidentifikuar konfirmoi për CNN se Bejruti i ka bërë të qartë Shteteve të Bashkuara se “nuk është i gatshëm për këtë hap”.
Deklarata e Trump: Presidenti amerikan Donald Trump kishte deklaruar më herët se Aoun dhe Netanyahu mund të zhvillonin “bisedime historike”, duke u shprehur optimist: “Kjo do të ndodhë nesër. Bukur”.
Autoritetet libaneze kanë njoftuar prerë se nuk do të ketë negociata të mëtejshme derisa të arrihet një armëpushim i plotë mes Izraelit dhe lëvizjes Hezbollah.
Ndonëse fillimisht pati bisedime direkte në Uashington pas 33 viteve heshtje, Izraeli ka bërë të ditur se aktualisht nuk po shqyrton përfundimin e luftës kundër Hezbollahut.




