Ballina > Sport > Real Madridi pranë një tjetër transferimi rekord, Diomande kushton deri në 140 milionë euro

Real Madridi pranë një tjetër transferimi rekord, Diomande kushton deri në 140 milionë euro

06 Aug 2026 Sport

Real Madridi mund të kompletojë deri në fund të kësaj jave një nga transferimet më të mëdha të kësaj vere, pasi Yan Diomande pritet të bëhet futbollist i ri i klubit madrilen.

Sipas raportimeve të Florian Plettenberg dhe Fabrizio Romanos, RB Leipzig pritet t’i japë së shpejti dritën jeshile Diomandes për t’iu nënshtruar testeve mjekësore në Madrid, pasi dy klubet kanë arritur marrëveshje për kushtet e transferimit.

Real Madridi do të paguajë 125 milionë euro fikse për 19-vjeçarin nga Bregu i Fildishtë, ndërsa marrëveshja përfshin edhe 10 milionë euro bonuse lehtësisht të arritshme. Me bonuset e tjera, më të vështira për t’u realizuar, shifra totale e transferimit mund të shkojë deri në 140 milionë euro.

Diomande shkëlqeu sezonin e kaluar me fanellën e Leipzigut, duke shënuar 12 gola dhe dhënë nëntë asistime në 33 ndeshje të Bundesligës. Ai la përshtypje të mira edhe në disa paraqitje me Bregun e Fildishtë në Kupën e Botës.

Kështu, Real Madridi pritet të mposhtë konkurrencën e Paris Saint-Germainit për firmën e Diomandes, ndërsa klubi madrilen vazhdon përpjekjet për të siguruar edhe transferimin e Rodrit nga Manchester City.

Lini një përgjigje