Ballina > Kronikë > Prokuroria jep detaje për helmimin e protestuesve në Sferkë

Prokuroria jep detaje për helmimin e protestuesve në Sferkë

21 Jul 2026 Kronikë

Prokuroria Themelore në Pejë ka dhënë detaje lidhur me helmimin e disa personave gjatë protestës së mbrëmshme në fshatin Sferkë, në zonën e deponisë së mbeturinave të përfshirë nga zjarri.

Zëdhënësi i Prokurorisë, Shkodran Nikçi, bëri të ditur se një person është dërguar për trajtim në Spitalin Rajonal të Pejës, ndërsa disa protestues të tjerë kanë marrë ndihmë mjekësore në vendin e ngjarjes nga ekipet emergjente.

Sipas tij, në vendngjarje janë angazhuar Policia e Kosovës, ekipet e emergjencës dhe zjarrfikësit, të cilët po punojnë për menaxhimin e situatës dhe lokalizimin e zjarrit.

Prokuroria njoftoi gjithashtu se, që nga shpërthimi i zjarrit javën e kaluar, është angazhuar edhe një ekspert i zjarreve për të përcaktuar shkaqet.

Sipas prokurorisë, nëse hetimet vërtetojnë se zjarri është shkaktuar nga faktori njerëzor, do të ndërmerren veprimet e nevojshme ligjore ndaj personave përgjegjës.

Lini një përgjigje