Ballina > Vendi > Presidentja Vjosa Osmani ka vizituar sot Qendrën Nacionale të Xhudos në Pejë

Presidentja Vjosa Osmani ka vizituar sot Qendrën Nacionale të Xhudos në Pejë

25 Mar 2026 Vendi

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, vizitoi sot Qendrën Nacionale të Xhudos në Pejë, ku u prit me ngrohtësi nga kryemjeshtri i xhudos, Driton Kuka, dhe kampionet olimpike Majlinda Kelmendi, Distria Krasniqi dhe Laura Fazliu, së bashku me xhudistët e tjerë elitarë të Federatës së Xhudos së Kosovës.

Gjatë vizitës, Presidentja Osmani pati mundësinë të njihet me aktivitetet dhe stërvitjet e sportistëve, si dhe të motivojë gjeneratën e re të xhudistëve që përfaqësojnë vendin në nivel ndërkombëtar.

Në këtë takim ishin prezent edhe xhudistët nga Ukraina, të cilët po qëndrojnë në Pejë për të marrë pjesë në Kampin Ndërkombëtar të Xhudos, duke treguar solidaritetin dhe bashkëpunimin ndërkombëtar në sport.

Presidentja Osmani shprehu mbështetjen e saj për zhvillimin e sportit dhe përgatitjen e sportistëve kosovarë për garat ndërkombëtare, duke theksuar rëndësinë e promovimit të vlerave të shëndetshme dhe punës së palodhur që sjellin sukses.

Lini një përgjigje