Pas një karriere të gjatë dhe të përkushtuar, Motër Luljeta Blakaj ka shënuar pensionimin e saj nga Spitali i Përgjithshëm në Pejë, ku për vite me radhë ishte pjesë e rëndësishme e stafit shëndetësor.
Gjatë gjithë angazhimit të saj profesional, ajo ka shërbyer me përkushtim, profesionalizëm dhe humanizëm ndaj pacientëve, duke qenë gjithmonë pranë tyre me kujdes, durim dhe përgjegjësi.
Me punën dhe përkushtimin ndër vite, Motër Luljeta Blakaj ka lënë gjurmë të thella respekti dhe mirënjohjeje te kolegët dhe te shumë pacientë që kanë përfituar nga kujdesi i saj.
Në emër të menaxhmentit dhe stafit të spitalit, ajo është falënderuar për kontributin e çmuar, ndërsa i janë uruar shëndet dhe lumturi në këtë kapitull të ri të jetës pas pensionimit.





