Ballina > Kronikë > Përfshihet sërish nga zjarri deponia e mbeturinave, dyshohet për zjarrvënie të qëllimshme

Përfshihet sërish nga zjarri deponia e mbeturinave, dyshohet për zjarrvënie të qëllimshme

15 Jul 2026 Kronikë

Deponia e mbeturinave në Sferkë është përfshirë sërish nga zjarri, ndërsa dyshohet se flakët janë shkaktuar qëllimisht nga persona të papërgjegjshëm.

Zjarrfikësit dhe ekipet në terren po punojnë për lokalizimin e flakëve, ndërsa bëhet thirrje për identifikimin e përgjegjësve.

Sipas njoftimit, flakët kanë vështirësuar edhe procesin e zbrazjes së automjeteve komerciale, si dhe kanë shkaktuar pengesa të tjera në funksionimin normal të deponisë.

Në vendin e ngjarjes ndodhet Kryeshefi Ekzekutiv, Diedon Berisha, i cili po ndjek nga afër situatën dhe po koordinon veprimet e nevojshme për menaxhimin e saj.

Në shuarjen e zjarrit janë angazhuar edhe ekipet e zjarrfikësve, të cilat po punojnë pa ndërprerje për ta vënë situatën nën kontroll.

Përgjegjësit e deponisë kanë falënderuar zjarrfikësit dhe të gjithë të angazhuarit për reagimin e shpejtë dhe përkushtimin e treguar gjatë intervenimit.

Njëkohësisht, është kërkuar nga institucionet kompetente që të hetojnë rastin, të identifikojnë autorët e dyshuar dhe t’i nxjerrin ata para drejtësisë, duke e cilësuar zjarrvënien si një akt të papërgjegjshëm që rrezikon jetën e njerëzve, mjedisin dhe funksionimin e shërbimeve publike.

Lini një përgjigje