Sot është pensionuar Dr. Zenel Ahmetaj, specialist i Neurologjisë, i cili për shumë vite ka qenë pjesë e pandashme e Spitalit të Përgjithshëm në Pejë, duke dhënë një kontribut të çmuar në shërbim të pacientëve dhe zhvillimit të institucionit.
Gjatë karrierës së tij, Dr. Ahmetaj është dalluar për përkushtim, profesionalizëm dhe përgjegjësi të lartë në trajtimin dhe kujdesin ndaj pacientëve. Ai ka luajtur rol të rëndësishëm në forcimin dhe avancimin e shërbimit të Neurologjisë, duke lënë pas një trashëgimi pune e cila vlerësohet nga kolegët dhe pacientët.
Në emër të menaxhmentit dhe stafit të spitalit, është shprehur mirënjohje e thellë për angazhimin dhe kontributin e tij ndër vite. Dr. Ahmetajt i janë uruar shëndet, gëzim dhe një kapitull i ri i jetës i mbushur me qetësi dhe lumturi.





