Një rrëfim i ndjerë për vuajtjet dhe qëndresën e Sabri Koçi nga Orenji i Librazhdit, është rikthyer në vëmendje përmes një postimi në rrjetet sociale.
Në dëshminë e tij, ai kujtonte periudhën e gjatë të burgimit, ku edhe një kokërr qepë apo një domate ishte luks.
“Isha i vetëm, agjëroja me atë që mund të gjeja: një kokërr qepë, një domate, një gotë kauçuku me kos dhe pak qumësht që më jepej si kundërhelm.
Nuk shkoja më në mensë, haja vetëm iftarin dhe prisja iftarin tjetër. Kështu agjërova 21 Ramazanë”, rrëfente ai.
Sabri Koçi kaloi 21 vite në burg gjatë regjimit komunist, duke u bërë simbol i qëndresës fetare dhe sakrificës.
Rrëfimi i tij vazhdon të prekë shumë besimtarë, veçanërisht në prag të Muajit të Shenjtë të Ramazanit.




