Ballina > Vendi > Peja prezantohet në Tetovë me praktikat më të mira të qeverisjes lokale

Peja prezantohet në Tetovë me praktikat më të mira të qeverisjes lokale

03 Apr 2026 Vendi

Drejtoresha për Kulturë, Rini dhe Sport në Komunën e Pejës, Xhenet Syka Kelmendi, ka përfaqësuar këtë institucion në punimet e Asamblesë së Përgjithshme të Unionit të Bashkive, që u mbajt në Tetovë.

E deleguar nga kryetari i Komunës së Pejës, Gazmend Muhaxheri, ajo prezantoi praktikat dhe politikat e mira të qeverisjes lokale që po zbatohen në këtë komunë, duke vënë theks në zhvillimin kulturor, rinor dhe sportiv.

Ky takim i rëndësishëm rajonal mblodhi përfaqësues nga komuna të ndryshme, me synim shkëmbimin e përvojave dhe forcimin e bashkëpunimit ndërinstitucional.

Në fjalën e saj, Syka Kelmendi theksoi se dialogu i hapur, ndarja e praktikave të suksesshme dhe solidariteti institucional janë çelësi për ndërtimin e një qeverisjeje lokale më efikase dhe të qëndrueshme.

Ajo gjithashtu nënvizoi rëndësinë e bashkëpunimit në projekte ndërkombëtare, si dhe promovimin e kulturës dhe diversitetit, si vlera thelbësore për zhvillimin e rajonit.

Pjesëmarrja e Komunës së Pejës në këtë forum konsiderohet një hap i rëndësishëm drejt fuqizimit të rolit të saj në rrjetet rajonale dhe ndërkombëtare të bashkëpunimit lokal.

Lini një përgjigje