Ballina > Vendi > Gazmend Muhaxheri pret fermerët përfitues të projektit bujqësor në Pejë

Gazmend Muhaxheri pret fermerët përfitues të projektit bujqësor në Pejë

03 Apr 2026 Vendi

Kryetari i Komunës së Pejë, Gazmend Muhaxheri, së bashku me Drejtorin për Bujqësi, Pylltari dhe Hidroekonomi, Tahir Shala, kanë pritur në takim fermerët përfitues të projektit “Rritja e prodhimit të specit (somborka dhe kurtovka) dhe trangujve kornishon në zonat rurale të komunës”.

Gjatë takimit u diskutua për rëndësinë e mbështetjes së vazhdueshme ndaj fermerëve, rritjen e prodhimtarisë bujqësore, si dhe sfidat me të cilat përballet ky sektor.

Muhaxheri theksoi përkushtimin e komunës për të qëndruar pranë fermerëve dhe për të krijuar kushte sa më të favorshme për zhvillimin e bujqësisë në këtë rajon.

Nga ana tjetër, fermerët përfitues shprehën mirënjohjen për mbështetjen e ofruar, duke ndarë edhe përvojat e tyre lidhur me ndikimin pozitiv të projekteve në rritjen e prodhimit dhe përmirësimin e kushteve të punës.

Lini një përgjigje