Ballina > Aktualitet > Peja përfaqësohet me krenari në Festivalin Ndërkombëtar të Sportit në Bursa-Nilüfer

Peja përfaqësohet me krenari në Festivalin Ndërkombëtar të Sportit në Bursa-Nilüfer

17 May 2026 Aktualitet

Drejtoresha për Kulturë, Rini dhe Sport në Komunën e Pejës, Xhenet Syka Kelmendi, po merr pjesë në Festivalin Ndërkombëtar të Sportit në Bursa-Nilüfer të Turqisë, me ftesë të kryetarit të kësaj komune mike dhe të binjakëzuar me Pejën, Şadi Özdemir.

Në kuadër të këtij festivali me karakter ndërkombëtar dhe miqësor, Komuna e Pejës po përfaqësohet me krenari nga klubi i volejbollit KV SUTI SPORT, i cili po bart vlerat sportive dhe qytetare të Pejës në arenën ndërkombëtare.

Ky festival përcjell një mesazh të fuqishëm për promovimin dhe masovizimin e sportit te vajzat, duke forcuar frymën sportive, miqësinë dhe bashkëpunimin ndërmjet të rinjve nga vende të ndryshme të botës.

Ekipi pejan po udhëhiqet nga trajnerja Trëndelina Gashi dhe ndihmësja e saj Argjenta Gashi, ndërsa kapitenia Rea Kastrati së bashku me volejbollistet Poema Kastrati, Jorika Shala, Ronela Zekaj, Oena Raçi, Ema Nuraj, Melisa Krasniqi dhe Aisha Papuqi po përfaqësojnë me dinjitet qytetin e Pejës.

Përfaqësimi i Pejë në këtë festival konsiderohet një tjetër dëshmi e fuqizimit të sportit dhe rinisë, si dhe e bashkëpunimit ndërkombëtar që promovon kulturën, sportin dhe të ardhmen e të rinjve.

Lini një përgjigje