Drejtoria për Kulturë, Rini dhe Sport – Sporti Shkollor në Komunën e Pejës do të organizojë manifestimin tradicional “Krosi Shkollor”, në nder të 1 Qershorit – Ditës Ndërkombëtare të Fëmijëve.
Ngjarja sportive do të mbahet më 1 qershor 2026, me fillim nga ora 11:00, në Sheshin “Skënderbeu” në Pejë.
Ky aktivitet tradicional synon promovimin e sportit tek fëmijët dhe të rinjtë, si dhe inkurajimin e aktiviteteve rekreative dhe garuese në mesin e nxënësve të shkollave.
Përmes organizimeve të tilla, Drejtoria për Kulturë, Rini dhe Sport vazhdon të mbështesë aktivitetet sportive dhe edukative që kontribuojnë në zhvillimin e shëndetshëm të fëmijëve dhe rinisë në komunën e Pejës.




