Ballina > Aktualitet > Peja bëhet qendër e aventurës, rikthehet Festivali Ndërkombëtar i Ngjitjes në Shkëmbinj

Peja bëhet qendër e aventurës, rikthehet Festivali Ndërkombëtar i Ngjitjes në Shkëmbinj

10 Jul 2026 Aktualitet

Organizata Marimangat e Pejës ka shpallur datat e edicionit të katërt të Festivalit Ndërkombëtar të Ngjitjes në Shkëmbinj, i cili do të mbahet nga 4 deri më 13 shtator 2026Kanionin e Rugovës, në Pejë.

Sipas organizatorëve, festivali do të zgjasë 10 ditë dhe do të mbledhë komunitetin e ngjitjes nga Kosova dhe vende të ndryshme të botës, me synim promovimin e Pejës si destinacion për sportet e aventurës dhe zhvillimin e mëtejmë të këtij aktiviteti.

Përveç hapjes së vijave të reja të ngjitjes, programi i festivalit do të përfshijë trajnime, punëtori, gara, aktivitete muzikore, si dhe aventura të tjera rekreative, përfshirë via ferrata dhe zip line.

Organizatorët kanë bërë të ditur se pjesëmarrja në festival do të jetë falas, ndërsa kanë ftuar të gjithë të apasionuarit pas natyrës dhe sporteve të aventurës të rezervojnë datat për këtë ngjarje.

Festivali synon të promovojë potencialin turistik të Kanionit të Rugovës dhe të forcojë pozitën e Pejës si një nga destinacionet kryesore për ngjitjen në shkëmbinj dhe turizmin e aventurës në rajon.

Lini një përgjigje