Ballina > Vendi > Pas dorëheqjes së Ali Berishës, Naim Bytyqi konfirmon kandidaturën për kreun e AAK-së në Pejë

Pas dorëheqjes së Ali Berishës, Naim Bytyqi konfirmon kandidaturën për kreun e AAK-së në Pejë

16 Feb 2026 Vendi

Pas dorëheqjes së Dr.Ali Berisha nga pozita e kryetarit të Degës së Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës në Peja, zhvillimet brenda kësaj dege po hyjnë në një fazë të re politike.

Një nga kandidaturat më serioze për të marrë drejtimin e AAK-së në Pejë pritet të jetë Naim Bytyqi, i cili në zgjedhjet e fundit lokale u rendit si më i votuari, duke dëshmuar mbështetje të fuqishme qytetare.

Portali Inklik ka kontaktuar drejtpërdrejt z. Bytyqi, i cili e ka konfirmuar zyrtarisht kandidaturën e tij, duke theksuar gatishmërinë për të marrë përgjegjësinë e udhëheqjes së degës dhe për të forcuar strukturat partiake në Pejë.

Burime brenda AAK-së bëjnë të ditur se gara për këtë pozitë pritet të jetë dinamike, ndërsa kandidatura e Bytyqit shihet si një opsion unifikues, i mbështetur në rezultatin zgjedhor dhe angazhimin e tij politik ndër vite.

Ditët në vijim pritet të jenë vendimtare për zhvillimet brenda Degës së AAK-së në Pejë dhe për drejtimin që do të marrë kjo strukturë politike.

Lini një përgjigje