Ballina > Bota > Papa reagon ashpër për luftën në Iran: Mjaft më me adhurimin e vetvetes dhe parasë

Papa reagon ashpër për luftën në Iran: Mjaft më me adhurimin e vetvetes dhe parasë

11 Apr 2026 Bota

Në reagimin më të ashpër deri tash, Papa Leoni XIV të shtunën ka kritikuar “iluzionin e plotfuqishmërisë” që po nxit luftën e SHBA-së dhe të Izraelit në Iran. Ai u ka kërkuar liderëve politikë të ndalen dhe të negociojnë për paqe.

Gjatë lutjes të shtunën, në të njëjtën ditë kur po mbahen diskutimet SHBA-Iran në Pakistan, Papa nuk ka përmendur presidentin e SHBA-së apo direkt SHBA-në në lutje. Por ai ka pasur porosi direkte për ta, dhe lavdet që ia kanë thurur vetes për superioritetin ushtarak amerikan.

“Mjaft më me adhurimin e vetvetes dhe të parasë. Mjaft më me shfaqjen e fuqisë. Mjaft me luftëra”, ka thënë Papa.

Lini një përgjigje